Merre ryshfete, Gjykata e Posaçme jep vendimin për inspektorin e Tatimeve

schedule11:24 - 13 Shtator, 2020

schedule 11:24 - 13 Shtator, 2020

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për Erjon Trungun, iInspektorin e Tatimeve.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale korrupsion pasiv të personave që uahtrojnë funksione publike.

LEXO EDHE: Vetëm tre javë i rikthyer në punë, kush është inspektori i arrestuar një ditë më parë në Tiranë

Arrestimi i tij është bërë pasditen e së mërkurës së kaluar, nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Brenda një jave SPAK zbuloi se 37 vjeçari Trungu kërkonte para ndaj bizneseve të ndryshme për të mos i ndëshkuar në rast se kapeshin në shkelje tatimore.

37- vjeçari u arrestua ne flagrancë dhe gjatë prangosjes ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro, të cilat i kishte marre në formë rryshfeti nga një biznes në Kamëz.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për ABC News se prej gati dy vitesh shkëputje nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve, Trungu ishte rikthyer vetëm tri javë më parë në këtë institucion. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!