Aventura 1.5-vjeçare e Arturo Vidal me Interin është afër fundit. Mesfushori kilen zbarkoi në Milanon zikaltër pas insistimit të gjatë të Antonio Contes. Trajneri leçez është larguar nga kampionët e Italisë tashmë dhe të njëjtin fat pritet të ketë edhe “luftëtari” latin.
Corriere dello Sport shkruan se drejtuesit e klubit zikaltër po mendojnë ta lënë të lirë 34-vjeçarin, edhe pse ka edhe një vit kontratë. Vidal nuk shihet si titullar nga Inzaghi, por jo vetëm kaq. Ai përfiton 7 milion euro në sezon.
Një ndër më të paguarit në skuadër, me Interin që preferon ta lërë të lirë për të mos i paguar edhe një vit rrogën. Oferta zyrtare nga futbolli evropian nuk ka për momentin, por Vidal vijon të jetë tepër i preferuar në Amerikën Latine. /abcnews.al