Merr lajmin e keq përpara derbit, kapiteni i Brazilit bie pre e gangsterëve

schedule09:33 - 13 Shkurt, 2020

schedule 09:33 - 13 Shkurt, 2020

Dani Alves i dha fund aventurës me PSG-në gushtin e kaluar dhe vendosi të rikthehet në vendlindje pas 16 viteve të kaluara te Sevilla, Barcelona, Juventus dhe PSG. 36-vjeçari firmosi me Sao Paulo dhe deri tani ka shënuar 4 gola me ekipin e ri.

Anësori i djathtë ka marrë një lajm të keq. Disa hajdutë i kanë vjedhur makinën në një parking të qytetit jugor të Sao Paulos. Mediat braziliane raportojnë se një grup gangsterësh kanë kërcënuar rojet dhe kanë marrë mjetin e kapitenit të kombëtares së Brazilit.

Dani Alves nuk ka qenë i pranishëm në ngjarje dhe ka denoncuar në polici, sapo ka marrë vesh se çfarë kishte ndodhur. Sao Paulo do të përballet me Corinthians me 15 shkurt dhe lojtarti i njohur është shqetësuar jo pak përpara sfidës derbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!