Më në fund në fushë. Virgil Van Dijk pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit sezonin e kaluar dhe qëndron jashtë prej 18 tetorit të vitit të kaluar.
Mungesa e tij ndikoi te Liverpool, që zhvilloi një sezon për t’u harruar. Mbrojtësi holandez ia ka dalë të lërë pas krahëve periudhën e vështirë dhe është rikuperuar.
Big Virg is ???? ? #LFCPreSeason pic.twitter.com/NP17QFCfRF
— Liverpool FC (@LFC) July 12, 2021
Ditën e sotme ka dalë në stërvitje dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Sigurisht që vetëm disa vrapime, teksa shfaqet i lumtur dhe i çliruar në foton e postuar nga “The Reds”. /abcnews.al