Stadiumi ku do të luhet përballja e javës së 7-të mes Tiranës dhe Laçit është kthyer në një “telenovelë”.
Kjo sfidë ishte programuar në fillim të luhej në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 15:00, teksa u raportua se ky duel do të luhej në të njëjtin stadium por në orën 17:45.
Më pas kjo ndeshje do të zhvendosej në “Air Albania” duke nisur nga ora 17:45, pasi lojtarët kundërshtonin për të luajtur në fushën e stadiumit “Selman Stërmasi”.
E kur gjithçka u duk që u zgjidh, përsëri vazhdon ndryshimi. Tani zyrtarisht përballja mes bardhebluve dhe kurbinasve do të luhet në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 15:00, siç ishte programuar në fillim, teksa këtë e ka konfirmuar skuadra e Laçit në postimin në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al