Merr fund pritja te Tottenham, Harry Kane shfaqet sot në stërvitje

schedule12:40 - 17 Gusht, 2021

schedule 12:40 - 17 Gusht, 2021

Harry Kane ka dalë për herë të parë në stërvitje që pas kthimit nga pushimet. Sulmuesi u bë çështje te Tottenham, për shkak të faktit që kishte shprehur dëshirën të largohej nga skuadra.

Në duelin me Manchester City ai nuk ishte grumbulluar dhe trajneri Nuno Santos u shpreh se ende nuk ishte gati fizikisht dhe se duhet të stërvitej veçmas. Sot është bashkuar me grupi.

Ndaj Kane nuk kishin munguar as akuzat dhe Kane në rrjetet sociale reagonte kështu: “Kanë kaluar gati 10 vite që kur kam debutuar me Spurs. Në çdo prej atyre viteve, ju tifozët më keni treguar mbështetje dhe shume dashuri. Kjo është arsyeja pse më dhemb të lexoj disa komente që janë bërë këtë javë, që vënë në dyshim profesionalizmin tim.

Ndërkohë që nuk dua të hyj te specifikat e situatës aktuale, dua të qartësoj se kurrë nuk kam refuzuar të stërvitem. Unë do të kthehem në klub nesër, sikurse ishte planifikuar.

Unë nuk do të bëja asgjë për të rrezikuar marrëdhënien që kam me tifozët, të cilët më kanë dhënë mbështetje të palëkundur gjatë gjithë kohës që jam pjesë e Tottenham. Kjo ka qenë gjithmonë njëlloj, sikurse sot”, shkruante Kane para se të kthehej nga pushimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!