Merr fund pas 17 vitesh çështja “Calciopoli”,  Juventus humb përfundimisht 2 titujt kampion

schedule18:36 - 24 Tetor, 2023

schedule 18:36 - 24 Tetor, 2023

Pas plot 17 vitesh, çështje “Calcipoli” i ka ardhur fundi, teksa kujtojmë se në vitin 2006, skandali i madh që tronditi kampionatin italian të futbollit, Serie A i kushtoi 2 tituj kampion “bardhezinjve” të Juventus, si dhe zbritjen në Serie B.

“Zonja e Vjetër” nuk e pranoi asnjëherë fajin dhe kanë ndjekur të gjithë betejat e mundshme gjyqësore, për të rikthyer titujt e humbur me procesin e “Calciopoli”, por nuk fituan asnjë prej tyre.

Pas 17 vitesh, më 6 tetor të këtij viti, klubi bardhezi firmosi nëpërmjet presidentit Ferrero, vendimin për të tërhequr apelimin në shkallën e fundit të mbetur në sistemin e drejtësisë në Itali, duke pranuar më në fund verdiktin si të pandryshuar. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!