Merr fund “marshimi” i Fenerbahce, “fenerët” pësojnë humbjen e parë të sezonit

schedule21:28 - 4 Nëntor, 2023

schedule 21:28 - 4 Nëntor, 2023

“Fenerët e verdhë” të Fenerbahce ka pësuar humbjen e sezonale këtë të shtunë, me skuadrën e teknikut Ismail Kartalit, që u mposht në “shtëpi” nga rivalët e Trabzonspor me rezultatin e ngushtë, 2 me 3.

Miqtë shënuan në minutën e 10-të, me anë të sulmuesit nigerian, Paul Onuachu, i cili shfrytëzoi pasimin të boshnjakut Edin Visca, duke e mbyllur kështu pjesën e parë, në favor të skuadrës së Trabzonspor.

Fillimi i pjesës së dytë ishte dramatik për vendasit, të cilët pësuan dy gola të tjerë në dy minuta. në të 46’, Berat Ozdemir i çoi shifrat në 0-2 dhe më pas Nicolas Pepe shënoi golin e tretë të Trabzonsporit, pas një pasimi të Abdulkadir Omur. Fenerbahce shkurtoi rezultatin në 2-2, pas dy penalltive të shndërruara në gol nga serbi Dusan Tadic, në minutat e 61’ dhe të 90’. Në shtesë vendësit mbetën me10 lojtarë, pasi Ismail Yuksek mori dy kartonë të verdhë në dhjetë minuta 68′ dhe 78′.

Kështu, “luanët” e Galatasaray janë liderët e rinj të Superligës turke, me një pikë më shumë se “fenerët e verdhë” të Fenerbahce, të cilët nuk kishin humbur asnjë ndeshje të kampionatit deri në përballjen ndaj Trabzonspor. /i.m/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!