Merr fund gjithçka për klubin e Sampdoria, skuadra nga Xhenoa i thotë “lamtumirë” Serie A

schedule20:18 - 8 Maj, 2023

schedule 20:18 - 8 Maj, 2023

Pas shpalljes kampion të “bluve” të Napoli javën e shkuar pas përballjes në transfertën e Udinese, pasditen e sotme Serie A ka mësuar dhe klubin e parë që nuk ka grumbulluar pikët e nevojshme për të qëndruar në elitën e futbollit italian e do t’i drejtohet tashmë kategorisë së dytë e njohur si Serie B.

Bëhet fjalë për ekipin e Sampdoria, ku pasditen e sotme është mundur po në transfertën e Udinese me rezultatin e pastër 2 me 0, duke i dhënë kështu “lamtumirën”, elitën së futbollit italian pas 12 vitesh pjesëmarrje radhazi.

Ekipi nga Xhenoa e Italisë e nisi që në fillimin ediocionin me humbje, ku madje ndërroi dhe trajner, duke afruar në krye të pankinës së tyre, legjendën e mesfushës së Inter, Dejan Stankovic, mirëpo edhe ekseperianca e serbit duket se nuk ka mjaftuar duke e drejtuar klubin drejt Serie B. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!