Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merr fund detyrimi ushtarak, Son përgatitet për stërvitjet e radhës

schedule13:18 - 18 Maj, 2020

schedule 13:18 - 18 Maj, 2020

Heung-min Son është rikthyer në Londër. Ylli i Tottenham kreu tre javë shërbim ushtarak në Korenë e Jugut, vendin e tij të origjinës. 27-vjeçari ka mësuar të gjuajë me armë dhe të ecë për kilometra të tëra në vende të vështira malore.

Sky Sport raporton se sulmuesi aziatik ka përfunduar obligimin që kishte ndaj autoriteteve ushtarake të vendit të tij dhe është gati të nisë stërvitjen me shokët e skuadrës. Një lajm i mirë për Jose Mourinhon, por edhe vetë lojtarin që mezi pret t’i rikthehet lojës me top.

Son do të bëjë tamponin e koronavirusit dhe mund të nisë stërvitjen me Tottenham, gjithmonë nëse rezulton negativ. Në fillim stërvitje individuale dhe më pas ajo kolektive, që mendohet të nisë me 1 qershor për skuadrat angleze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!