Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Merr fund aventura tek Espanyol, Keidi Bare mbyll gjithçka me ekipin spanjoll

schedule18:16 - 28 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 28 Qershor, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare, Keidi Bare nuk është më lojtar i Espanyol, me klubin spanjoll që ka zyrtarizuar mesditën e së premtes largimin e fierakut, i cili e ka veshur fanellën e Espanyol në 119 ndeshje, përgjatë katër sezoneve të fundit, duke qenë një lojtar kyç në mesfushon e “Bardhekaltërve” katalunjas, me këta të fundit, që në deklaratën e tyre e kanë cilësuar Baren, si “luftëtar” i palodhur, si dhe një shembull i sakrificës dhe i përkushtimit.

Ditët e fundit është përfolur se Bare mund të transferohet në Pire, aty ku “gjigantët” grek të Olympiacos kanë filluar të kërkojnë përforcime për sezonin e ardhshëm, ku do të kërkojnë titullin kampion në Greqi, si dhe do të luftojnë për një vend mes më të mirave të Europa League, por jo vetëm pasi 26-vjeçarin e kërkojnë edhe në Spanjë, me skuadrat e Leganes dhe Rayo Vallecano, që janë vënë pas “Legjionarit”.

Bare luan prej 8 vitesh në Spanjë, e nëse transferohet në Greqi, do ishte një eksperiencë krejt e re për 26-vjeccarin, që hapat e para të karrierës i ka hedhur tek skuadra e Apolonisë. Bare  nuk ishte pjesë e skuadrës së Sylvinho në Kampionatin Evropian, ndonëse ishte grumbulluar nga teknik brazilian gjatë kualifikueseve. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!