Është vënë në prangat e policisë, 52-vjeçario i shpallur në kërkim për keqtrajtim të të miturve.
Uniformat blu bëjnë me dije se Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar 52-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim I. K., 52 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
/abcnews.al/