Ka marrë fund arratia për një 40-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar, për kultivim të bimëve narkotike.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Escape”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. D., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 12.08.2022, gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.
Në vijim të veprimeve hetimore është arrestuar edhe shtetasi U. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka strehuar në banesën e tij, shtetasin A. D., pas shpalljes në kërkim nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/