Dita e fundit e muajit gusht ka nisur e qetë në pikën kufitare të Kapshticës.
Të gjithë qytetarët që ndodheshin në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit prej ditës së djeshme kanë kaluar mëngjesin e sotëm.
Kuota prej 300 personash është drejt plotësimit, ndërsa pritet të kalojnë edhe 40-50 udhëtarë.
Ditën e djeshme në Kapshticë kanë hyrë 346 persona dhe kanë dalë 404 të tjerë, mes tyre shqiptarë dhe të huaj.
Radhët në Kapshticë u kthyen pas plotësimit të kuotës prej 300 personash të vendosur nga pala greke në kuadër të masave të reja për parandalimin e koronavirusit./abcnews.al