Pas përfundimit të fazës së 1/16-ve, Kupa e Italisë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, ku tashmë në fushën e blertë do të zbresin “gjigantët” e futbollit italian Inter, Milan, Juventus, Roma, Lazio, Napoli, Fiorentina e Atalanta.
Kjo fazë do të startojë të martën e 5 dhjetorit me ndeshjen Lazio-Genoa, teksa grupi i 8 çerekfinalisteve do të kompletohet vetëm më 4 janar, pas sfidës Juventus-Salernitana.
Përsa i përket çifteve të çerek-finaleve ekziston mundësia e një “derbi kryeqyteti”, nëse Lazio e Roma kalojnë rivalët. Po ashtu përballje spektakolare do të ishte edhe ajo Juventus-Napoli, nëse “bardhezinjtë” fitojnë në Salerno e Napoli triumfon ndaj Frosinone.
Kalendari i fazës së 1/8-ave:
Lazio-Genoa, 5 dhjetor, ora 21:00
Fiorentina-Parma, 6 dhjetor, ora 21:00
Napoli-Frosinone, 19 dhjetor, ora 21:00
Inter-Bologna, 20 dhhetor, ora 21:00
Milan-Cagliari, 2 janar, ora 21:00
Atalanta-Sassuolo, 3 janar, ora 18:00
Roma-Cremonese, 3 janar, ora 21:00
Juventus-Salernitana, 4 janar, ora 21:00 /i.m /abcnews.al