Merr “formë” Kupa e Amrikës 2024, Brazili e Argjentina takohen në finale

schedule13:56 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 13:56 - 8 Dhjetor, 2023

Është hedhur mesditën e kësaj të enjteje, shorti i fazës së grupeve, të Kupës së Amerikës 2024, me kompeticionin më të rëndësishëm për futbollin e Kombëtareve, në Amerikë që zhvillohet për herë të 48-të dhe që pritet të startojë më 20 qershor të vitit të ardhshëm, për t’u mbyllur me finalen e madhe, të 14 korrikut, që do të zhvillohet në stadiumin “Hard Rock”, të Floridës.

Për herë të dytë, në histori të këtij kompeticioni, pjesëmarrëse do të jenë 16 përfaqësuese, ku 10 prej tyre janë amerikano-latine dhe 6 të tjera vijnë nga CONCACAF (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, asaj Qendror dhe Shoqatës së Futbollit të Karaibeve).

Padyshim favoritët kryesor për fitimin e trofeut mbeten “Albiceleste”-t e Argjentinës dhe “Seleçao”-t e Brazilit, me dy kombëtaret më prestigjioze të Amerikës së Jugut, që në rast kalimi të çdo raundi do të përballen me njëra-tjetrën, në finalen e madhe, ashtu siç ndodhi edhe në edicionin e kaluar, ku një gol i Angel Di Maria mjaftoi për ti dhënë fitoren “bardhekaltërve”.

Përsa i përket grupeve, në grupin A është shortuar Argjentina, Peruja, Kili dhe një prej fituesve të sfidës Kanada-Trindidad & Tobago, në grupin B është shortuar Meksika, Ekuadori, Venezuela e Xhamajka, në grupin C janë shortuar SHBA-të, Uruguaji, Panamaja dhe Bolivia, ndërsa në grupin D bëjnë pjesë Brazili, Kolumbia, Paraguaj dhe një prej fituesve të sfidës Honduras-Kosta Rika. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GRUPET:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!