Foto ilustruese
Digjet një lokal në qytetin e Memaliajt. Mësohet se lokali në hyrje të Memaliajt ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije zjarri nga skara e pjekjes. Zjarrfikësit e Memaliajt dhe Tepelenës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të munduar shuarjen e flakëve. Nuk ka njerëz të lënduar.
“Rreth orës 21:43, në qytetin e Memaliaj, ka marrë flakë bar-lokali në pronësi të shtetasit A. S., banues në Memaliaj. Bar-lokali në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Gjithashtu, për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të bar-lokalit.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./abcnews.al