Një makinë ka marrë flakë teksa ka qenë duke lëvizur në Tiranë. Policia e Tiranës njofton së ngjarja ka ndodhur tek rruga e “Durrësit.
Mësohet se mjeti ka pësuar një defekt teknik në pjesën e motorit dhe po drejtohej nga shtetasi K.SH., i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion:
Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.