Foto ilustruese
Një automjet ka marrë flakë në ecje në në bypass-in e Fierit, pasditen e sotme. Uniformat blu bëjnë me dije se mjeti tip “Ford” drejtohej nga D. M., banuese në Tropojë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.
“Sot rreth orës 17:30, në bypass_in e Fierit, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al