Një makinë në lëvizje është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes në afërsi të TEG në Tiranë.
Policia njofton se mjeti ka marrë flakë në lëvizje, dhe ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë që dyshohet se shkak i zjarrit të jetë bërë një defekt në mjet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 10.03.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.