Një makinë e parkuar përballë Gjykatës së Elbasanit ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Për pasojë është djegur edhe automjeti i parkuar pranë tij.
Abcnews.al mëson se “Toyota” e djegur me targa AA 773 NK është në pronësi të Ardin Shkelzenit.
Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, por nuk bëhen të ditura më shumë detaje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj/mv.abcnews.al