Gjatë mesnatës, është përfshirë nga flakët një automjet i parkuar në Gjirokastër. Mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale.
“Më datë 12.02.2024, rreth orës 23:45, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, një automjet i parkuar në lagjen “Kodra e Shtufit”, në pronësi të shtetasit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al