Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë rreth orës 15:30.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti, teksa si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Automjeti drejtohej nga një 42 vjeçar, banues në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./abcnews.al