Merr agjent “armikun” e klubit, ylli i Bayern Munchen drejt largimit

schedule18:18 - 24 Maj, 2021

schedule 18:18 - 24 Maj, 2021

Te Bayern Munchen situata me kontratat nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. David Alaba u largua këtë sezon me parametra zero pasi vendosi të mos rinovojë kontratë me bavarezët.

Një tjetër rrezik është pas derës dhe quhet Kingsley Coman. 24-vjeçar mbyll kontratën e tij me Bayern në verën e vitit 2023 dhe ka refuzuar disa oferta për rinovimin e saj.

Nga ana tjetër lëvizja e fundit tregon qartë idetë e tij për të ardhmen. Sulmuesi ka vendosur të ndërrojë agjent dhe ka zgjedhur Pini Zahavi. I njëjti agjent ka në menaxhim edhe Robert Lewandowski dhe David Alaba.

 

Kingsley Coman

Marrëdhënia e tij me klubin gjerman nuk është aspak e mirë për shkak të mosmarrëveshjeve për kontratën e Alaba. Nga ana tjetër edhe Lewandowski flitet se mund të largohet.

Manchester United është klubi më i interesuar për Coman. Klubi anglez kërkon prej kohësh Jadon Sanchon, por çmimi i kripur i anglezit e dërgon të hedhë shikimin nga ish-ylli i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!