Kancelarja gjermane Angela Merkel është një ndër liderët botërorë që duket se ende vijon që ti zbatojë me përpikmëri rregullat anti Covid.
Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi një video ku duket që Merkel gjatë prezencës së saj në një samit në Bruksel, ka refuzuar shtrëngimin e dorës me udhëheqësen e BE-së Ursula von der Leyen.
Nga pamjet duket sesi Von der Leyen i drejtohet kancelares gjermane për ta takuar, por kjo e fundit drejton vetëm dorën në formë grushti. /abcnews.al