Merkel thirrje Johnson: Mos braktis negociatat për Brexit

schedule11:04 - 16 Tetor, 2020

schedule 11:04 - 16 Tetor, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje kryeministrit britanik Boris Johnson të vazhdojë të negociojë mbi Brexit, duke thënë se BE do të duhet të bëjë kompromis, përpara një deklarate nga Kryeministri nëse ai do të largohet nga bisedimet e tregtisë dhe të sigurisë.

Në komentet e krijuara për të ftohur temperaturën e bisedimeve të trazuara, kancelarja gjermane tha që të dy palët kishin nevojë për të gjetur gjuhë të përbashkët.

Johnson kërcënoi në shtator të braktiste negociatat nëse një marrëveshje nuk do të ishte në fuqi deri në këtë fundjavë.

“Në disa vende gjërat kanë lëvizur mirë, në vende të tjera ka ende shumë punë për të bërë,” tha Merkel.

“Ne i kemi kërkuar Mbretërisë së Bashkuar të mbetet e hapur për kompromis, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. Kjo natyrisht do të thotë që edhe ne do të duhet të bëjmë kompromise”, shtoi ajo.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!