Nuk ka asnjë justifikim për mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar nga Rusia në Ukrainë, ka thënë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në intervistën e saj të parë që nga largimi nga detyra vitin e kaluar.
“Nëse fillojmë të kalojmë nëpër shekuj dhe të themi se cila pjesë e territorit i përket kujt, atëherë do të kemi vetëm luftë, kjo nuk është aspak e mundur”, është shprehur Merkel.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar Merkelin dhe ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy për masën e tyre për të bllokuar pranimin e Ukrainës në NATO në vitin 2008, duke sugjeruar se ishte një “llogaritje e gabuar” e qartë që inkurajoi Rusinë.
E pyetur në lidhje me refuzimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në atë kohë, Merkel tha se nëse ajo nuk do të kishte vënë veton ndaj veprimit, “Putini do të bënte diçka që nuk do të ishte mirë për Ukrainën”. /abcnews.al