Merkel përsërit: Jo ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor

schedule22:33 - 13 Gusht, 2018

schedule 22:33 - 13 Gusht, 2018

Në një konferencë për shtyp në Berlin, pas takimit me kryeministrin e Bosnje Hercegovinës Zidvic, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh ndër të tjera, se nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Ballkanin perëndimor. Mediat kosovare citojnë edhe kryeministrin boshnjak, i cili u shpreh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë perspektivë dhe mbështetje nga shteti i Gjermanisë.

Duke folur për gazetarët kancelarja gjermane tha se ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj, nuk mund të bëhet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!