Merkel përsërit: Jo ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor

schedule18:16 - 13 Gusht, 2018

schedule 18:16 - 13 Gusht, 2018

Në një konferencë për shtyp në Berlin, pas takimit me kryeministrin e Bosnje Hercegovinës Zidviç, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh ndër të tjera, se nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor.

Mediat kosovare citojnë edhe kryeministrin boshnjak, i cili u shpreh se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë perspektivë dhe mbështetje nga shteti i Gjermanisë.

Duke folur për gazetarët kancelarja gjermane tha se, ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor dhe se po flitet për rivendosje të kufijve, gjë e cila, sipas mendimit të saj, nuk mund të bëhet. /abcnews.al