Një makinë është përplasur këtë mëngjes para zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Berlin.
Siç raportojnë mediat, makina e cila kishte të mbishkruara mesazhe ndaj politikave të globalizmit dhe “vrasësve të fëmijëve dhe të moshuarve” u përplas me portën kryesore të zyrës së kancelares.
Dhjetëra policë dhe një makinë zjarrfikëse u vendosën para zyrës, ndërkohë që nuk ishte e qartë kush ishte shoferi dhe çfarë ka ndodhur.
Merkel ishte planifikuar të mbante një video-konferencë me kryeministrat e shtetit gjerman të mërkurën në mëngjes, në të cilën do të diskutohej një shtrirje e bllokimit dhe hapat e mëtejshëm për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Merkel dhe 16 guvernatorët e shtetit pritet të zgjasnin bllokimin, i cili ka sjellë protesta në Berlin. g.v/abcnews.al