Merkel për Gorbachev: Ai më ndryshoi jetën, nuk do ta harroj kurrë

schedule13:24 - 31 Gusht, 2022

schedule 13:24 - 31 Gusht, 2022

Mikhail Gorbachev, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik që vdiq dje në moshën 91-vjeçare, ka shkuar historinë e botës dhe ka ndryshuar rrënjesisht jetën time, tha ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila u rrit në ish-Gjermaninë Lindore.

“Ai tregoi me shembullin e tij se si një politikan i vetëm mund ta ndryshojë botën për mirë,” vuri në dukje ish-liderja e Gjermanisë në një deklaratë veçanërisht prekëse teksa lavdëronte ish-udhëheqësin e ndjerë. ”

Mikhail Gorbachev gjithashtu ndryshoi rrënjësisht jetën time. Nuk do ta harroj kurrë.”

“Pa guximin e liderit të fundit të BRSS, “kryengritja paqësore në RDGJ (Republika Demokratike Gjermane) nuk do të ishte e mundur”, nënvizoi Merkel. “Ne jemi populli”, tha ish kancelarja, duke iu referuar demonstratave në Gjermaninë Lindore nga qytetarët kundërshtarë të regjimit komunist.

“Nuk i kam harruar pamjet e takimit të tij me kancelarin Helmut Kohl në Kaukaz në vitin 1990, i cili bëri të mundur ribashkimin e Gjermanisë në paqe dhe liri”, tha Merkel, 68 vjeç, e cila ishte kancelare gjermane nga viti 2005 deri në vitin 2021.

“Kujtimi i arritjeve të tij historike le të shërbejë si një shembull, veçanërisht në këto javë dhe muaj të tmerrshëm të luftës së Rusisë kundër Ukrainës,” përfundoi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!