Merkel ndau Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, “prapaskenat” e Brukselit

schedule09:19 - 9 Korrik, 2020

schedule 09:19 - 9 Korrik, 2020

Ditën e djeshme kancelarja gjermane Angela Merkel bëri dallimin e qartë për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mergel gjatë prezantimit në marrjen e presidencës në PE u shpreh: “ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë”.

Këtë deklaratë të kancelares gjermane e komentoi në  “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin gazetarja e Abc News nga Brukseli, Erisa Zykaj.

Gazetarja u shpreh se nëse lexohet me vëmendje për Gjermaninë nuk konsiderohet të hapen negociatat me Shqipërinë për këto 6 muaj, duke na ndarë kështu nga Maqedonia e Veriut.

“Deri tani KE vlerëson se është bërë një progres në 6 kushtet e para. Duhet të kemi kujdes shtetet anëtare nuk ndalen aty prandaj presidenca gjermane nuk është optimiste për hapeje negociatave këto 6 muaj. Këshilli i lejon vetes të shkojë më tutje të shohë edhe 9 kushtet e tjera”, theksoi Zykaj.

Gazetarja po ashtu ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Rama i cili është shprehur se do të bëjnë ndryshime kushtetuese duke mos lejuar kështu koalicionet parazgjedhore. Sipas saj ky është një penalizim shumë i madh për Shqipërinë, pasi sinjali ka mbërritur dy ditë më parë.

LEXO EDHE: E papritur, Merkel ndan Maqedoninë nga Shqipëria për procesin e integrimit në BE

Pjesë nga biseda në studio:

Enkel Demi: Unë mendoj se nuk do hapet kufiri edhe ne 15.

Erisa Zykaj: Ndoshta do kemi ndryshime deri ne fatin 15. Por treguesit e deritanishëm nuk na tregojnë të anasjelltën. Megjithatë duhet të presim. Autoritet shqiptare duhet të angazhoheshin se nuk mund të përdoret e njëjta logjikë për mesataren e situatës evropiane si për shtetet anëtare dhe për Ballkanin. Nuk e di nëse është zbatuar deri tani..

Enkel Demi: Nuk është zbatuar se për inat të Enkel Demit ministri nuk ka shkuar në Bruksel. Dhe për inat të Kel Demit ministri nuk flet me epidemiologët. Por ia ka dalë mbanë se pavarësisht se është ministër i padekretuar të kërkojë dekretin për një ambasador…Dje Merkel ka mbajtur një fjalim sepse Gjermania mori presidencën e BE dhe në këtë fjalim nuk zinte shumë vend Ballkani. Por ajo është kujdesur t’i ndajë. Për Maqedoninë e Veriut nuk ka dyshime që do të hapen negociatat, për Shipërinë tha “nëse plotësohen kushtet”.

Erisa Zykaj: Është këndvështrim i drejtë, e ka bërë dallimin që në fillim. Kancelarja gjermane bën dallimin që në fillim, thotë do angazhohemi në negociata me Maqedoninë e Veriut dhe “nëse është e mundur” edhe me Shqipërinë. Nëse lexohet me vëmendje për Gjermaninë nuk konsiderohet të hapen negociatat me Shqipërinë për këto 6 muaj. Prandaj përdoret “nëse është e mundur” sepse kushtëzimi që i është vendosur Shqipërisë nga BE është shumë i rreptë. Ne kemi pasur edhe disa lëvizje. Këtë javë janë bërë dy takime. Të hënë ambasadorët e BE.

Dhe dje një takim me grupin e punës që merret me zgjerimin. Këtu fillon puna kryesore. Dallimi është për paragrafë për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Deri tani KE vlerëson se është bërë një progres në 6 kushtet e para. I referohet provimit të Reformës Zgjedhore, mbetet të plotësohet kuadri i gjykatës Kushtetuese, mbetet të plotësohet edhe emërimi i drejtorit të Byrosë së Hetimit, të vazhdohet me rezultate kundër krimit. Shtetet anëtare me metodologjinë e re, nuk mund të mjaftohen me këtë panoramë të KE. Atë që kemi parë deri më tani me Juncker tani sfidohet plotësisht. Sepse metodologjia e re i lejon të gjithë shtetet anëtare të BE që ti verifikojnë të gjitha vlerësimet e BE dhe metodologjia e re bën këtë vlerësim. Nuk mjaftojnë më vlerësimet e KE por duhen edhe vlerësimet e ekspertëve të shteteve anëtare. Ka filluar puna, por a është e vërtetë që do të zbatohet reforma zgjedhore…

Duhet të kemi kujdes shtetet anëtare nuk ndalen aty prandaj presidenca gjermane nuk është optimiste për hapeje negociatave këto 6 muaj. Këshilli i lejon vetes të shkojë më tutje të shohë edhe 9 kushtet e tjera.

Enkel Demi: Foli Merkel, por edhe komisoneri për Zgjerim ka thënë duhet të zbatohen reformat. Ne kemi një reforme për zgjedhoren dhe po pëson një lloj metamorfoze. Sipas burimeve të mia, Ramës i është mbushur mendja që do të bëjë ndryshime kushtetuese dhe do të përjashtojë koalicionet. Që do të thotë cënim i drejtpërdrejt i  pluralizmit politik. Ai thotë unë po e zbatoj marrëveshjen, por nuk do të ketë koalicione. Nëse kjo ndodh, cili është reagimi?

Erisa Zykaj: Ky është një penalizim shumë i madh për Shqipërinë sepse sinjali ka ardhur i dy ditë përpara. Nuk bëhet fjalë për miqtë e opozitës. Partia Popullore Europiane është grupimi më i fuqishëm që kemi në PE. Ky grupim përfshin edhe grupimin e CDU. Sinjali që ka ardhur që çdo deklaratë e njëanshme cënon konsensusin e marrëveshjes do të thotë që ne nuk e pranojmë sepse ky konsensus ka të bëjë me tre kushte: duhet aprovimi i marrëveshjes dhe zbatimi i saj, duhet legjitimiteti i zgjedhjeve të 2019 dhe është thënë qartë se fakri që këto zgjedhje janë zhvilluar me një parti cenon demokracinë

Enkel Demi: A rrezikojnë të kthehen edhe vizat?

Erisa Zykaj: Vizat nuk rrezikojnë të kthehen….

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!