Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi sot marrëveshjen BE-Britani të tregtisë së lirë postBrexit si historike.
“Me këtë marrëveshje ne po krijojmë bazën për një kapitull të ri në marrëdhëniet tona”, theksoi ajo.
“Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Gjermaninë dhe për Bashkimin Europian edhe jashtë saj”.
“Marrëveshja është me rëndësi historike”, shtoi kancelarja.
Merkel shtoi se qeveria federale gjermane tani do të shqyrtojë intensivisht marrëveshjen, prandaj do të jetë në gjendje të gjykojë shpejt nëse Gjermania mund të mbështesë rezultatin e negociatave. Marrëveshja nuk mund të hyjë në fuqi derisa Parlamenti Europian ta miratojë atë./abcnews.al