Është Armin Laschet lideri i ri i Kristiandemokratëve gjermanë i zgjedhur nga kongresi i CDU. Lasket fitoi balotazhin me të preferuarin e sondazheve Fredrik Merz me 521 vota kundrejt 466. Guvernatoi i Nordrajn Vestfali, 59 vjeç, do të drejtojë partinë e Angela Merkel, e cila në zgjedhjet e ardhshme të muajit shtator nuk do të kandidojë më pas 16 vitesh qeverisjeje.
Merkel e cila ka drejtuar partinë prej 18 vjetësh deri në vitin 2018, ka bërë të qartë se nuk do të kandidojë më dhe se do të largohet nga skena politike në shtator të 2021-shit, në përfundim të mandatit të saj. Kandidatët në listë ishin tre, të tre burra: të gjithë të lindur në të njëjtin rajon, më të populluarin në Gjermani, dhe të tre europianë të qendrës dhe pse me disa ndryshime domethënëse nga njëri tjetri.
Armin Lasket, konsiderohej si zgjedhja që do të shënonte vazhdueshmërinë e drejtimit të Merkel. Ai kishte mbështetjen e përfaqësuesve më në zë të partisë së tij, por ka dyshime për aftësinë e tij në mbajtjen e një roli të rëndësishëm të qeverisë në skenë kombëtare dhe sidomos në atë ndërkombëtare.
Kritikët e tij shprehen se ai nuk është ende gati për postin e kancelarit të Gjermanisë dhe liderit të vendit më të fuqishëm brenda Bashkimit Europian.
Mediat gjermane shkruajnë se asnjeri nga kandidatët nuk ngjallte shumë entuziazëm për të qenë kancelar. Për këtë arsye përfliten emra më të njohur si Jens Spahn, ministër i shëndetësisë shumë i vlerësuar për menaxhimin e pandemisë, dhe Markus Shëder, kryeministër i Bavierës dhe lider i CSU që sipas sondazheve të fundit ka mbledhur 80 për qind të mbështjes nga zgjedhësit e CDU dhe CSU./abcnews.al