Një takim mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit britanik Boris Johnson është planifikuar të ndodhë së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane, i cili ka nënvizuar se detajet e takimit do të publikohen në ditët e ardhshme.
Shtefen Zajbert tha në një konferencë për shtyp se qeveria gjermane mbështet një Brexit të rregullt, duke shtuar se dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja pa një marrëveshje nuk është në interesin e askujt.
I pyetur nëse, çdo ditë që kalon pa negociata mes Brukselit dhe Londrës rrit rrezikun për një dalje pa marrëveshje, Zajbert u përgjigj duke thënë se gjërat nuk do të jenë të lehta.
Gjermania njihet si një nga vendet që përveç se mbështet një largim të rregullt të Britanisë nga Unioni, ka mbështetur edhe qëndrimin e mëtejshëm të saj në radhët e tij. Vetë kancelarja Merkel ka bërë disa herë thirrje për një qëndrim të butë ndaj Londrës edhe nëse ajo largohet./ABC News Albania 24/7