Merkel flet për përplasjet në Mesdhe: Turqia, sjellje provokuese dhe agresive

schedule18:31 - 30 Nëntor, 2020

schedule 18:31 - 30 Nëntor, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur shenjë të mirë kthimin e anijes “Oruc Reis” në një port turk, por theksoi se ende po vazhdon aktiviteti kërkimor në Qipro duke e quajtur këtë një provokim. Ajo tha se do të flasë më shumë për këtë çështje në muajin Dhjetor.

“Ajo që po ndodh në Mesdhe nga pala turke është agresive dhe provokuese”, tha kancelarja Angela Merkel.

Duke folur në një telekonferencë me anëtarët e Parlamentit Evropian gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të BE, kancelarja gjermane deklaroi se janë bërë shumë përpjekje për marrëdhëniet BE-Turqi.

“Por ne ende kemi aktivitete shpuese pran Qipros. Dhe ne thamë se do ta adresonim çështjen përsëri në Këshillin Evropian në dhjetor dhe do të mendonim se si do të reagonim ndaj situatës. Kjo do të ndodhë më 10 dhe 11 dhjetor, siç kemi planifikuar”, deklaroi Merkel./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!