Merkel feston 15 vjetorin në krye të Gjermanisë

schedule22:49 - 22 Nëntor, 2020

schedule 22:49 - 22 Nëntor, 2020

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel feston 15 vjetorin e saj në krye të shtetit.  Në këtë përvjetor Merkel ka marrë urime të shumta dhe thumbime nga shumë politikanë të ndryshëm në botë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se politikanë të ndryshëm që kanë bashkëpunuar me Merkel kanë dhënë dhe opinionin e tyre në lidhje  me pozicionin e saj në krye të shtetit.

Merkel është shumë faktike, një shembull i “cilësisë gjermane”, kujton Jean-Marc Ayrault, i cili ishte kryeministri i Francës nga viti 2012 në 2014. “Ajo gjithashtu mund të jetë e bezdisshme, sepse ndonjëherë është shumë e ngadaltë”, është shprehur ai.

Politikanët e tjerë francezë gjithashtu e përshkruan kancelaren gjermane si dikë që merr kohë për vendime të rëndësishme.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, uroi përmes Twitterit dhe shkroi “Kancelarja Merkel ndërmori hapa vendimtar për ta bërë Evropën më të fortë në kohë sfiduese dhe sot është një nga udhëheqësit më të respektuar në botë”.

Në tetor të vitit 2018, udhëheqësja e Kristian Demokratëve në pushtet në Gjermani (CDU) njoftoi se nuk dëshironte të kandidonte përsëri në zgjedhjet federale të 2021.

Në dhjetor të vitit 2018, Annegret Kramp-Karrenbauer, një kryeministe e shtetit, u zgjodh si pasardhësi i saj në krye të CDU-së.Alternativa e djathtë për Gjermaninë (AfD) shpesh bërtasin “Merkel duhet të shkojë!” po pret me padurim largimin e Merkelit. “Mbahuni, njerëz, vetëm një vit më shumë”, shkroi ligjvënësja e AfD-së, Joana Cotar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!