Merkel: Duhet të angazhohemi në negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

schedule15:03 - 8 Korrik, 2020

schedule 15:03 - 8 Korrik, 2020

Një nga tre qëllimet e politikës së jashtme të presidencës gjermane në Parlanentin Europian është Ballkani Perëndimor.

Gazetarja Erisa Zykaj bën të ditur për abcnews.al se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se duhet të angazhohen në negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërinë.

Këtë deklaratë Merkel e bëri gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane të BE-së në Parlamentin Europian.

“Një nga tre qëllimet e politikës së jashtme ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor, me konferencat e anëtarësimit. Ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut  dhe Shqipërinë dhe progresin për Ballkanin Perëndiomor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi“, është shprehur kancelarja gjermane. /abcnews.al