Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Turqinë më 16 tetor për të diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet ndërkombëtare, sipas një njoftimi të zëdhënësit të saj. Gjatë një konferencë për shtyp në Berlin, Steffen Seibert tha se Merkel do të takohet me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan më 16 tetor.
“Turqia është një partner shumë i rëndësishëm për ne,” tha ai, duke shtuar se të dy udhëheqësit do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh ndërkombëtare dhe rajonale, përfshirë bashkëpunimin BE-Turqi mbi menaxhimin e migrimit dhe mbrojtjen e refugjatëve.
Vizita e kancelares Merkel do të jetë përpara samitit të liderëve të BE-së në Bruksel më 21-22 tetor./abcnews.al