Merkel do të takohet me kryeministrin britanik javën e ardhshme

schedule14:44 - 25 Qershor, 2021

schedule 14:44 - 25 Qershor, 2021

Kancelarja gjermane do të takojë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar  javën e ardhshme për të diskutuar rreth  pandemisë dhe çështjeve të tjera të rëndësishme, sipas një njoftimi nga  No 10.

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar në 2 korrik. Kryeministri do ta presë atë në Chequers, shtëpia e kryeministrit.

“Ky do të jetë një shans për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë marrëdhënien Britani-Gjermani dhe reagimin global ndaj pandemisë së koronavirusit.”

Merkel ka paralajmëruar këtë javë që Europa është e rrezikuar nga varianti Delta i Covid, i cili po përhapet kudo në kontinent. Ajo ka bërë thirrje për qasje më të koordinuar të BE-së dhe se të gjitha personat që vijnë nga Britania  duhet të karantinohen , duke marrë parasysh rreziqet e përhapjes së variantit Delta.

Britania  nuk është në listën e vendeve të sigurta të BE-së, për shkak të përhapjes së Delta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!