Merkel dhe Macron i bashkohen Biden: Të hiqet patenta e vaksinave kundër koronavirusit

schedule16:48 - 6 Maj, 2021

schedule 16:48 - 6 Maj, 2021

Presidenti Joe Biden të mërkurën shprehu mbështetjen e tij për pezullimin e patentës për vaksinat kundër COVID-19, duke reaguar ndaj presionit në rritje nga ligjvënës demokratë dhe më shumë se 100 vende të tjera, por duke zemëruar kompanitë farmaceutike.

Edhe Gjermania është e hapur për një debat mbi çështjen e heqjes së patentave për vaksinat kundër Covid-19. “Ky është një debat për të cilin jemi të hapur“, tha Haiko Maas në një konferencë shtypi, duke shtuar se “është një pyetje që duhet t’i bëjmë vetes sepse ka të bëjë me fundin e kësaj pandemie Covid-19“.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann tha se vendet ku prodhohen vaksinat duhet të jenë të gatshme t’i “eksportojnë ato edhe tek të tjerët”. “Ne do të jemi të lumtur nëse Shtetet e Bashkuara janë gati tani” tha ai.

Ndërkohë, Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili deri më tani ka qenë skeptik për një mundësi të tillë, tha se ai ishte “plotësisht pro heqjes së të drejtës së patentës” për vaksinat kundër Covid-19.

Padyshim që ne duhet të veprojmë për ta bërë këtë vaksinë një të mirë publike globale. Nëse ka pasur një nacionalizëm vaksinimi, nuk duhet të shikojmë drejt Evropës: që nga dita e parë kemi ndihmuar aleatët tanë, partnerët tanë, kemi vendosur të eksportojmë [doza] në vendet më të prekura.

Evropa është kontinenti më bujar në botë” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!