Presidenca franceze ka njoftuar që Presidenti Emmanuel Macron do të takohet të hënën me Kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar një plan europian të rimëkëmbjes ekonomike.
Takimi do të ndodhë në qytetin gjerman Meseberg, në veri të Berlinit ku ata do të diskutojnë për krizën e koronavirusit dhe çështjet e tjera ndërkombëtare.
Ka pasur mosmarrëveshje midis drejtuesve të BE për një fond të rimëkëmbjes, siç raportuam në fillim të këtij muaji.
Në fillim të kësaj jave, Macron u takua me Kryeministrin Hollandez Mark Rutte dhe një zyrtar presidencial francez tha për Reuters se bisedimet u kishin mundësuar atyre të ecnin përpara për zgjidhjen e “problemeve”./abcnews.al