Kancelarja Angela Merkel nxiti Gjermaninë dhe Kinën të bashkojnë forcat për të mposhtur pandeminë e koronavirusit dhe foli për mundësinë e një bashkëpunimi më të thellë për vaksinat Covid-19.
Në fjalët e saj të hapjes gjatë bisedimeve virtuale të mërkurën me homologun e saj kinez Li Keqiang, Merkel tha se të dy vendet duhet të “flasin hapur dhe në mënyrë transparente për prodhimin e vaksinave”.
“Dhe, nëse është e mundur, gjithashtu të njohin reciprokisht vaksinat,” tha ajo, duke shtuar se kjo duhet të ndodhë nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë .
“Ne mund ta kalojmë vetëm këtë pandemi së bashku. Kina dhe Gjermania mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë”, theksoi ajo. g.v/abcnews.al