Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se BE duhet të thotë prerë kushtet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ajo theksoi se në momentin kur këto kushte plotësohen BE nuk mund të nxjerrë kushte të tjera pasi kjo sjell zhgënjim.
“BE duhet të thonë se cilat janë kriteret dhe kushtet për të përmbushur për t’u bërë pjesë e BE. Në momentin kur këto kushte plotësohen duhet që BE të thoshte fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte të tjera. Kjo sjell zhgënjim dhe unë kam mirëkuptim për zhgënjimin.
Parlamenti lexon me saktësi raportet e BE për përmbushjen e kushteve. Ata vetë shkojnë në rajon dhe shikojnë vendin dhe flasin me shoqërinë civile. Duhet të mbahet fjala sepse përndryshe kemi zhgënjim”, u shpreh kancelarja gjermane.
Kancelarja gjermane deklaroi se procesi i Berlinit nuk ka dështuar ndërsa theksoi se ai është bërthama për vendosjen e raporteve në rajon.
“Procesi i Berlinit është bërthama dhe gjërat mund të përshpejtohen brenda këtij procesi. Ne kemi zhvilluar bashkarisht takime në Berlin. Çdo kancelar tjetër do të jetë mik i këtij rajoni, Ka shumë njerëz të BE që punojnë dhe jetojnë atje. Unë vij nga ish-Gjermania lindore”, tha Merkel. m.v/abcnews.al