Merkato verore, Sergio Ramos tek Juventusi

schedule19:30 - 24 Maj, 2019

schedule 19:30 - 24 Maj, 2019

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos pritet të vijojë karrierën në Torino. E përditshmja spanjolle “AS” raporton se Ronaldo e kërkon ish-shokun e tij të skuadrës tek Juventus.

Skuadrat e mëdha që nuk arritën shumë këtë sezon që po mbyllet janë në revolucion e sipër. Së fundmi shtypi spanjoll ka hedhur shashkën e radhës për njën largim të mundshëm nga Reali. Sergio Ramos mendon të largohet nga madrilenet. Ronaldo e do tek Juventusi.

Sot gazeta spanjolle “AS”, bën me dije se Ramos, mendon që të vazhdojë karrierën e tij në një ekip tjetër. Mançester Junajtid dhe PSG kanë bërë lëvizjet e para dhe tashmë i ka ndjekur edhe Juventusi. Kjo media bën me dije se Ronaldo e do në skuadër Ramosin dhe qëndërmbrojtësi spanjoll e sheh si një mundësi të mirë për të ardhmen. Pengesa më e madhe për “Zonjën”, janë 800 milionë euro, pra vlera e kartonit të Ramosit, sipas klauzolës, që i ka vënë klubi madrilen. Mbetet të shihet me kalimin e kohës nëse ka diçka reale në këtë lajm, apo janë zëra të merkatos.

Megjithatë, Juventus nuk ka dhënë në këto vite sinjale për të bërë çmenduria deri në 8000 milionë, euro, madje shumë më poshtë mori edhe Cristiano Ronaldon. Megjithatë, mbetet thjeshte dhe vetëm një zë në shtypin spanjoll që gjithsesi ka një të vërtetë të vogël prapa: Zidane mbase nuk e ka në planet e tij, ose realisht Cristiano kërkon të afrojë në ekip ish shokun e skuadrës së tij, për të cilin orët në Madrid janë në countdown prej kohësh./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!