Fiorentina ndodhet në krizë dhe trajneri Montella nuk e ka të sigurt qëndrimin në stol. Drejtuesit e klubit pritet të realizojnë disa goditje në merkaton e janarit dhe një përforcim mund të vijë nga Juventusi.
Sky Sport raporton se i preferuari i klubit nga Firence është Emre Can. Mesfushori gjerman nuk po gjen hapësira te bardhezinjtë dhe lënia jashtë listës së Champions League e ka trishtuar. Largimi nga Torino është i paevitueshëm, ofertat nuk mungojnë, teksa opsioni Fiorentina është intrigues për 25-vjeçarin.
Një tjetër lojtar që pëlqehet shumë është edhe Davide Calabria. 22-vjeçari i Milanit pëlqehet shumë, teksa për të ka interesim edhe nga Sevilla. Kartoni i mbrojtësit të djathtë vlerësohet 15 milionë euro nga kuqezinjtë. /abcnews.al