Pasi siguroi shërbimet e mesfushorit belg, Youri Tielemans, si një transferim i lirë nga “dhelprat” e Leicester, tekniku Unai Emery duket se kërkon ta shndërrojë skuadrën e Aston Villa, në një ekip të denjë për të trimfuar në garat evropiane, por dhe të konkurrojë në Premier League.
Sipas raportimeve më të fundit, klubi nga Birmingham mësohet të ketë siguruar dhe lojtarin e dytë për këtë merkato vere, ish-qendërmbrojtësin e teknikut spanjoll te “nëndestëset e verdha” të Villarreal, Pau Torres.
Mësohet se klubet kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar, teksa kushtet personale të kontratës ishin diskutuar dhe pranuar më herët mes anglezëve dhe “shtatlartit” spanjoll.
Ndërkaq, kujtojmë se, sezonin e shkuar me skuadrën e Villarreal, Pau Torres zhvilloi plot 39 përballje në të gjitha kompeticioniet ku spanjollët ishin prezantë, ku madje ka arritur të gjejë dhe 1 herë rrugën e rrjetës. /i.m /abcnews.al