Edhe pse futbolli ka dy muaj pauzë, merkato nuk është ndalur. Watford ka siguruar firmën e mesfushorit Pape Gueye për sezonin e ardhshëm. Mesfushorit i skadonte kontrata në fund të sezonit me Le Havre dhe Watford, ka siguruar shërbimet e talentit francez për katër vite.
“Klubi i Watford është shumë i lumtur të konfirmojë nënshkrimin me mesfushorin francez, Pape Gueye. 21 vjeçari, i cili ka luajtur me Francë U-18 dhe U-19, i bashkohet skuadrës sonë me 1 korrik.
Kontrata aktuale e Gueye me ekipin e Ligue 2, Le Havre, skadon këtë verë dhe ne kemi arritur marrëveshje me futbollistin në përputhje të plotë me të gjitha ligjet e autoriteteve të futbollit”, shkruhej në njoftimin e Watford./abcnews.al
✍️ #WelcomePape
— Watford Football Club (@WatfordFC) April 29, 2020