Merkato kuqezi, Milani “dashurohet” me talentin gjeorgjian

schedule09:20 - 4 Prill, 2021

schedule 09:20 - 4 Prill, 2021

Khvicha Kvaratskhelia është dashuria e re e Milanit. Kuqezinjtë janë përqendruar të ndërtojnë një skuadër të re dhe të talentuar dhe duan të vazhdojnë këtë strategji, që në këtë sezon po rezulton efikase.

20-vjeçari është nga Gjeorgjia dhe luan me Rubin Kazan në Rusi, ku po bën shumë mirë dhe është një nga anësorët e majtë më të mirë në kampionatin rus. Drejtori Maldini është interesuar për të riun dhe pritet të takojë agjentin e tij.

4 gola dhe 8 asiste ka shënuar në këtë sezon Kvaratskhelia, i cili ndiqet me kujdes edhe nga Bayern Munchen, gjithmonë i vëmendshëm për talentet në rritje. Bavarezët janë më prestigjozë se Milani në këto momente, por kuqezinjtë mund t’i dhurojnë më shumë protagonizëm gjeorgjianit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!