Merkato e United: Lingard dhe Rojo largohen, vjen Bruno Fernandes!

schedule17:49 - 13 Janar, 2020

schedule 17:49 - 13 Janar, 2020

Manchester United pritet të jetë skuadra më aktive në merkaton e janarit, pasi “Djajtë e Kuq” po vuajnë shumë këtë sezon. Bordi drejtues i ekipit anglez nuk kursehet aspak kur vjen puna te shpenzimet dhe e njëjta gjë, pritet të jetë dhe këtë muaj.

Bruno Fernandes është një dëshirë e vjetër e Manchester United dhe duket se këtë muaj janar, më në fund do të arrijnë te firma e tij. Mediet britanike janë të bindura për afrimin e fantazistit portugez dhe për të mbledhur fonde për këtë transferim, do të largohen dy futbollistë.

Mesfushori Jesse Lingard dhe mbrojtësi Marcos Rojo kanë bërë gati valixhet. Nga shitja e dy futbollistëve, United pretendon të arkëtojë 50 milionë euro, por ende nuk ka oferta konkrete të kënaqshme për drejtuesit e “Djajve të Kuq”./abcnews.al

Bruno Fernandes, kapiteni i Sporting Lisbonës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!